Aktualitet

“Haram buka nëse na ndan veri e jug”, Basha replikon me qytetarin: Të shtunën do të shikosh

13 Shkurt 2019, 11:06 Nga DOSJA
“Haram buka nëse na ndan veri e jug”, Basha replikon me

BURREL- Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme takime me qytetarë të ndryshëm të cilët i ka ftuar për protestën e opozitës në Tiranë në datën 16 shkurt.

Sot Basha u ndal në Burrel, ku u takua me qytetarë të ndryshëm dhe me tregtar, të cilët i treguan problemet e tyre.

Basha gjatë vizitës u takua me një burrë i cili që në nisje i tha “Haram buka nëse na ndan veri e jug! Haram buka nëse punëtorit në minierë nuk bëni që të marrë 1% të djersës.  Po vdesin njerëzit në galeri!”

“Nesër do të bëhesh Kryeministër! Haram buka nëse nuk na i plotëson këto dy gjera nesër. Ai (Rama)  e ka harruar popullin. Mediat nuk dalin nëpër fshatra të shohin si vuajnë njerëzit”, shtoi më tej banori.

DIALOGU

Basha: Siç e ka harruar veriun, e ka harruar edhe jugun. Pardje ai ishte në Vlorë…

Qytetari: Jo, ne në Vlorë e shohim, nuk e shohim këtu. Në në gjunjë jemi…

Basha: Nuk ka njeri t’ju ulë në gjunjë ju. Këta janë kapur në vjedhje flagrante. Kanë hequr bukën e fëmijëve të tua për të mbushur xhepat e tyre. 18 milionë euro i kanë dhënë një kompanie që nuk ekziston. I patë si i nxori Zëri i Amerikës? Karriget nuk janë të këtyre! Të shtunën do të shikosh: në një anë populli, në anën tjetër pas policëve do të jenë hajdutët. Koha e fjalëve ka mbaruar, të shtunën të jemi bashkë atje në Tiranë.

DIALOGU ME TREGTAREN

Biznesi i vogël: Jemi copë- copë. S’ka fuqi blerëse. Një xhup e shes 3000 lek të vjetra. Për katër vite asgjë nuk është bëë në Burrel. Asgjë.

Basha: Burreli është goditur shumë rëndë nga kriza erkonomike. E gjithë Shqipëria është goditur, por Mati dhe qytete si Kukësi, e ndjejnë në palcë.  Arsyeja është vjedhja, sepse taksat e larta, çmimi i lartë i naftës dhe energjisë, janë vjedhje e pastër. Para që hiqen nga xhepi i njerëzve dhe i shkojnë hajdutëve në qeveri dhe krimin.

Fati juaj është në dorën tënde. Janë kapur duke vjedhur biznesin, studentët, minatorët, naftëtarët, shëndetësinë, votat siç e tregoi edhe VOA dhe këta po ju heqin bukën e gojës për të mbushur xhepat e tyre dhe kriminelëve dhe hajdutëve për të cilët punojnë.
Këta kanë dalë lakursq para syve të botës sepse janë kapur duke vjedhur.

Nisën të prishën shtëpitë në Tiranë ku kishte edhe Matianë. Sepse donte të merrte lek kompania DH Albania që nuk eksiston fare, 18 milionë euro.  Të njëjtës kompani OST do t’i jepte 12 milionë euro. Teatrin në Tiranë do ta prishnin për 200 milionë euro dhe pastaj VOA nxori se si vidhnin votat me Gjushin dhe Avdylajt. Me paratë që kanë vjedhur nga ju, kanë blerë karriket.  Në Mat nuk është bërë asnjë rrugë.

Basha për më shumë se dy javë po vijon takime në qytetet të ndryshme për të mobilizuar qytetaqr që të vijnë në Tiranë për protestën e 16 shkurtit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet basha ne burrel protesta e 16 shkurtit takime me qytetare basha ne burrel protesta e 16 shkurtit takime me qytetare

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2019, 10:29

Zbulohen fotot dhe emrat e shqiptarëve të arrestuar

TIRANË- Policia Shqiptare në bashkëpunim me policinë në Itali, kanë finalizuar gjatë ditës së djeshme operacionin “Lulet e pranverës”, në përfundim të të c...