Aktualitet

Kërkonin dëmshpërblim, Shqipëria fiton në Arbitrazh çështjen kundër fondit të investimeve që mblidhte letrat me vlerë

13 Shkurt 2019, 10:59 Nga DOSJA
Kërkonin dëmshpërblim, Shqipëria fiton në Arbitrazh

Shqipëria ka fituar në Arbitrazh gjyqin me fondin e investimeve AngloAdriatic Group, gjyq që zgjati zgjati për mëse dy vite.

Në dhjetor 2016, Shqipëria u padit në ICSID (Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve nga Investimet) nga Anglo Adriatic Group Limited për mosmarrëveshje të pretenduara si të lindura nga investime të mbrojtura nga Konventa e ICSID dhe ligji nr. 7764 dt. 02.11.1993 “Mbi Investimet e Huaja”.

Kjo kompani kërkonte si dëmshpërblim, qindra milionë dollarë. Shqipëria paraqiti kundërshtime mbi juridiksionin e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve nga Investimet duke parashtruar, ndër të tjera, se investimi i pretenduar nga paditësi nuk përfaqësonte një investim të mbrojtur nga Konventa e ICSID dhe ligji shqiptar për investimet e huaja.

Trupa e gjykimit në Arbitrazh vendosi përfundimisht mbi mosmarrëveshjet në favor të Shqipërisë, duke përcaktuar se investimi i pretenduar nuk gëzonte as mbrojtjen ndërkombëtare të Konventës së ICSID dhe as mbrojtjen kombëtare dhe ndërkombëtare të siguruar nga ligji shqiptar për investimet e huaja.

Gjithashtu, paditësi u urdhërua të rimbursojë kostot administrative të Arbitrazhit të paguara nga Shqipëria.

Ky vendim përbën fitoren e dytë të Shqipërisë në një kohë të shkurtër, pas fitores së çështjes kundra Hydro SRL, kompanisë së biznesmenti Francesco Becchetti, i cili kërkonte një dëmshpërblim prej 137.3 milione eurosh për zgjidhjen e kontratës për hidrocentralin e Kalivaçit. 

Marrë nga Tema 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet angloadriatic group gjykata e arbitrazhit padia ne icsid shqiperia angloadriatic group gjykata e arbitrazhit padia ne icsid shqiperia

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2019, 10:29

Zbulohen fotot dhe emrat e shqiptarëve të arrestuar

TIRANË- Policia Shqiptare në bashkëpunim me policinë në Itali, kanë finalizuar gjatë ditës së djeshme operacionin “Lulet e pranverës”, në përfundim të të c...