Si ndihet pasi mori vaksinën? Flet Rama: Çdo gjë në rregull, asnjë problem! E sigurtë që s’futet asnjë çip
11 Janar 2021, 14:39Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i dyti që mori dozën e parë të vaksinës ‘Pfizer’ në Shqipëri. Proçesi i cili ndodhi në ambientet e Air-Albania zgjati për disa sekonda. Pas marrjes së vaksinës Rama u shpreh se çdo gjë shkoi shumë mirë.
Para mediave, Rama tha se vaksina është e këshillueshme dhe sërish përdori doza ironie pasi sipas tij, “duhet të çlirohen nga helmet qe i furnizojnë me teori konspiracioni”. Ai gjithashtu hodhi poshtë aludimet për çipa apo ndonjë teori tjetër që ka dalë për vaksinën.
‘ Çdo gjë në rregull, asnjë problem. Mendoj se jemi cliruar nga një barrë shumë e madhe, barra e përgjegjësisë që shqiptarët të mos mbeteshin në radhë.Të fillonte me sa më pak diferencë kohe nga ata të cilët kanë dhe gurin dhe arrën në dorë dhe bëjnë vendimet e bëjnë edhe furnizimit. Faktikisht ky spostim pak fare javor në kohë është vërtetë lehtësim i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a vjen apo jo vaksina.Nga ana tjetër, vaksina nuk është e detyrueshme por e këshillueshme sepse duhet të clirohen nga helmet që i furnizojnë me teori konspiracioni. E sigurtë që nuk i bën ilirët vikingë. Po ashtu është e sigurtë që nuk futet cip në trup për të dëgjuar thashethemet e kafeneve.’
Fushata e vaksinimit me 900 dozat e para kundër COVID19 sapo nisi në vendin tonë. E para që mori dozën ishte Najada Çomo, më pas kryeministri Rama dhe mjeku Pëllumb Pipero për tu pasuar me të tjerë mjekë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SUKTH– Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka vizituar sot banorët e njësisë administrative Sukth, zonë e cila është e përmbytur si pasojë e rreshjeve të ditëve të fundi...
TIRANË– Pas bërjes së vaksinës, Kryeministri Edi Rama doli në një deklaratë për mediat, aty ku përveç se tha se ndihej shumë mirë hodhi në një ‘kunj...
GREQI- Turqia kërkoi sot rinisjen e bisedimeve me Greqinë për Detin dhe çështje të tjera që i ndajnë palët. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm, Mev...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte personi i dytë që iu injektua vaksina ‘Pfizer’. Rama fillimisht plotësoi formularin e më pas pyeti mjekët se në cilin k...
Politike11 Janar 2021, 13:58
GREQI– Burime nga Ministria e Jashtme greke kanë raportuar për ‘Skai’ se nuk kanë asnjë program për takim në Tiranë e se nuk kanë marrë asnjë ftesë nga Turqia. ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë në Twitter raportin e Birn për pasurinë e ministrave të kabinetit Rama aty ku thuhet se 2/3 e ...
TIRANE– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu nuk e fshehu “krenarinë” që Shqipëria nis vaksinimin. Në fjalën e saj, gjatë konferencës me gazetarët, Manast...
TIRANË– Ministri i Financave Arben Ahmetaj është bërë baba për herë të tretë mëngjesin e sotëm. Bashkëshortja e Ahmetaj ka sjellë në jetë vajzën e tyre. ...
TIRANË- Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se 18 nga 27 anëtarët e kabinetit të kryeministrit Edi Rama nga viti 2013 deri në vitin 2018, kanë problem...