Bota

Takim me turqit në Tiranë? Mitsotakis i përgjigjet Cavosoglu: Mos bëni burrin e mirë! Datën e bisedimeve e cakton Këshill

11 Janar 2021, 16:11 Nga DOSJA
Takim me turqit në Tiranë? Mitsotakis i përgjigjet Cavosoglu: Mos

ATHINË– Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i është përgjigjur ftesës së ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavosoglu për të rinisur bisedimet në Tiranë. Në një konferencë që mori pjesë në Lisbonë, Mitsotakis tha se Greqia dhe Turqia të vetmen çështje kryesore që do të diskutojnë mes tyre në të ardhmen është ndarja e kufirit detar.

Ai i drejtoi një mesazh të qartë Turqisë duke thënë “Nuk mund të vazhdojnë të bëjnë burrin e mirë, dhe të gjejnë një datë për rinisjen e dialogut”.

Mitsotakis sqaroi se Greqia do të marrë pjesë në bisedime, kur data e vendosur të përputhet me vendimet e Këshillit Evropian, pa dhënë përgjigjie të qartë nëse ministri grek, Nikos Dendias do të vijë në Tiranë pas ftesës së ministrit turk.

I pyetur për deklaratën e ministrit turk, se Ankaraja është gati të nisë dialogun në Janar, ai tha se “është pozitive që Turqia shprehet se është gati të nisë procesin”.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ftoi sot zyrtarisht Greqinë që të ulet në bisedime me Turqinë në Tiranë. Takimi sipas tij do të zhvillohet me ftesë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Ministria e Jashtme greke sqaroi se nuk kishte marrë asnjë ftesë zyrtare, por shtoi se nëse do të merrte ftesën, do të përgjigjej pozitivisht. Edhe në Athinë lajmi ka ngjallur reagime. Opozita kërkon sqarime për rolin e Ramës në këto bisedime, ndërsa mediat greke shprehin skepticizmin për ndërmjetësimin e kryeministrit shqiptar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi-turqi ne tirane kyriakos mitsotakis greqi-turqi ne tirane kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll