Politike

Rama: Në Shqipëri do të ndërtohet Universiteti Teknik i Stambollit, Turqia do të restaurojë lagjet historike në Berat dhe

11 Janar 2021, 11:47 Nga DOSJA
Rama: Në Shqipëri do të ndërtohet Universiteti Teknik i

TIRANE– Kryeministri Edi Rama dha sot lajmin se në Shqipëri do të ndërtohet Universiteti Teknik i Stambollit. Rama tha se ky universitet turk do t’ju japë mundësi studentëve shqiptarë që të studiojnë njësoj si jashtë vendit. Ndërkohë që rezultat i vizitës në Turqi është edhe një marrëveshje për të restauruar lagjet historike në Berat dhe Gjirokastër.

“Janë zgjedhur çdo vit nxënësit më të mirë dhe janë dërguar në Ankara. Janë atje me bursa dhe faktikisht prej disa vitesh, më të mirët atje janë shqiptarët. Vajzat dhe djemtë tanë janë më të mirët. Por duke patur Universitetin këtu, do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme që për shumë nxënës të mirë të funksionojnë pa kosto ekstra si jashtë shtetit.

Ne presim që rektori dhe një grup të jetë këtu. Do të jetë Unviersiteti Teknik i Stambollit, dhe jo një universitet i binjakëzuar atje e këtu. Kemi dakordësuar rehabilitimin e Gjirokastrës dhe Beratit, lagjet e vjetra. Por të mos shfokusohemi nga vaksina.”-tha Rama, duke mos sqaruar nëse restaurimi i dy qyteteve historike bie ndesh me faktin se Berati dhe Gjirokastra mbrohen nga UNESCO.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Sot në 15:00 nis vaksinimi kundër COVID19, Rama: E para do të vaksinohet Najada Çomo, më pas unë dhe Pipero! Kemi siguruar 975 doza, do të ndihmojmë edhe Kosovën

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin edi rama shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll