Politike

‘THUMBI’/ Rama: S’jemi aq të fortë sa vendet e BE-së, por Kosovën nuk e lëmë vetëm

11 Janar 2021, 11:16 Nga DOSJA
‘THUMBI’/ Rama: S’jemi aq të fortë sa vendet e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë pas ‘thumbimet’ ndaj BE-së.

Në një video-konferencë nga stadiumi ‘Air Albania’, ku do të nisë edhe procesi i vaksinimit, Rama tha se Shqipëria nuk është një vend aq i fortë sa ato që janë brenda BE-së, por që Kosovën nuk do ta lërë vetëm. 

Kreu i qeverisë shtoi më tej se e para gjë është solidariteti. Ai shpreh se nuk arrin dot të ndihmojë të gjitha vendet që ende nuk kanë nisur asgjë, por që Kosovën nuk e lë dot pas.


Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

Pavarësisht se nuk i kemi të gjitha dozat, ne do të çojm një pjesë në Kosovë. Ne nuk jemi aq të fortë sa vendet e Bashkimit Europina, por një pjesë sado të vogël, do t’ja çojmë Kosovës. Nuk jemi në kushtet që harrojmë se në radhë të parë jemi njerëz. E para është solidariteti. Kështu që në këtë situatë kemi bërë më të morën, dhe e kemi bërë mirë. Vendet e tjera, përjashto Serbinë që ka vepruar në të njëjtën mënyrë, nuk e dinë ende se kur do të fillojnë. S’kemi mundësi që t’i ndihmojmë të gjithë, por Kosovën nuk e lëmë dot. Jemi natyrshëm të priturur për ta bërë këtë gjë. Procesi I zhdoganimi ka filluar ditën e premte, sot në orën nëntë është kryer, për shkak të hapave që duheshin ndjekur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin edi rama shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 10:47

DUBAI- Kjo është ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, në zemër të Dubait. Por nëse shikon 360 gradë rreth saj vërën me dhjetëra ndërtesa të larta, që mbaj...