Politike

Rama zbulon sa vaksina ka marrë: Momentalisht kemi siguruar 900 doza, do i japim edhe Kosovës…

11 Janar 2021, 11:34 Nga DOSJA
Rama zbulon sa vaksina ka marrë: Momentalisht kemi siguruar 900 doza, do i

TIRANE– Kryeministri Edi Rama zbuloi sot se Shqipëria deri më tani ka në dispozicion 900 doza të vaksinës anti-covid. Në fjalën e tij me gazetarët, Rama tha se priten edhe 2 mijë doza deri në javën e tretë të janarit. 


Ambrozia Meta: Sa vaksina ka marrë Shqipëria?

Edi Rama: Për cilat shifra e keni? Shifra që nisim sot është 900. Qetësohu, saktësisht, 975. Ndërsa siç ju thashë, javën e tretë vijnë 10.750 doza nga Pfizer dhe ndërkohë midis të sotmes dhe asaj që thashë, presim edhe 2 mijë doza të tjera. Për momentin është kjo që ju thashë. Ditët që vijnë do shtohen dhe më pas do i japim edhe Kosovës.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Sot në 15:00 nis vaksinimi kundër COVID19, Rama: E para do të vaksinohet Najada Çomo, më pas unë dhe Pipero! Kemi siguruar 975 doza, do të ndihmojmë edhe Kosovën

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin edi rama shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll