Politike

Rama sulmon sërish BE-në: Secili për vete, Zoti për të gjithë… vendin që na e dha s’jua tregoj dot pasi kërkoi koefi

11 Janar 2021, 11:29 Nga DOSJA
Rama sulmon sërish BE-në: Secili për vete, Zoti për të

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e ka sulmuar sërish Bashkimin Evropian për shpërndarjen e vaksinave anti-covid. Kryeministri Edi Rama tha se të gjithë kanë ecur me pariminSecili për vete, Zoti për të gjithë, që sipas tij është e papranueshme  moralisht, pasi shtoi se në “radhë të parë jemi njerëz”. Teksa u pyet për herë të dytë për vendin që i dhuroi Shqipërisë vaksinat, Rama tha se nuk e tregon dot, pasi ky vend i ka kërkuar koefidencialitet.

”COVAX s’është vaksinë. Është sistem i ngritur për të garantuar aksesin në vaksinë të shumë vendeve që kanë parapaguar. S’kemi arsye për të tërhequr paratë. Do funksionojë, kohën nuk e dimë, askush s’e di. Vendet kanë rendur të bëjnë çka munden me parimin secili për veten, zoti për të gjithë. Këtë ka bërë BE. E papranueshme moralisht, ndërkohë që X vend merr X doza dhe i mban aty se s’mund të bëjë vaksinimin me shpejtësinë që të ezaurojë dozat që ka, ezauron jo të gjitha. Fare mirë mund të linte një pjesë sado të vogël për vendet e rajonit. Nga të gjitha këto, 6 vende do marrin dozat për mjekët e infektivit.

Ne nuk jemi të fortë si BE, por nuk i kemi sot të gjitha dozat për të gjithë mjekët e Shqipërisë, edhe po t’i kishim nuk do i bënim të gjitha. Ne këto që kemi, një pjesë ja ccojmë Kosovës. Ne nuk jemi në kushtet të harrojmë që në radhë të parë jemi njerëz. Në radhë të parë jemi njerëz. E para është solidariteti. Kështu që në këtë situatë kemi bërë mirë, përjashto Serbinë që ka vepruar në të njëjtën mënyrë nuk janë në gjendje të fillojnë dhe skanë qartësi kur do fillojnë.

Kosovën nuk e lëmë veç. Nuk ja zgjidhim dot hallin. T’ja qajmë hallin jemi të detyruar. Jemi natyrshëm të prirur ta bëjmë. Sa i përket zhdoganimit, procesi ka filluar të premten dhe sot në orën 09:00, është kryer si proces për hapat që janë kryer. Sepse vendi që na i ka dhënë vaksinat ka kërkuar koefidencialitet. Shpresoj të kem mundësi më vonë ta them, para gjithë shqiptarëve. E kërkojnë të gjitha vendet. Nëse një vend sot e bën këtë për Shqipërinë, nuk dëshiron për të tjerat. Pse e bën për Shqipërinë? S’më takon mua, por është një ndër arsyet është që keni Edi Ramën kryeministër.”- tha Rama.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Sot në 15:00 nis vaksinimi kundër COVID19, Rama: E para do të vaksinohet Najada Çomo, më pas unë dhe Pipero! Kemi siguruar 975 doza, do të ndihmojmë edhe Kosovën

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin edi rama shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll