Politike

‘Do e bëj sot’, Rama jep lajmin: Do të vaksinohem për të dhënë mesazhin se vaksina është e sigurtë

11 Janar 2021, 11:06 Nga DOSJA
‘Do e bëj sot’, Rama jep lajmin: Do të vaksinohem për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të vaksinohet sot i pari. Rama konfirmoi se do të vaksinohet njësoj si shumë kryeministra të tjerë në botë për të dhënë mesazhin se vaksina është e sigurtë. Kryeministri gjithashtu dha edhe orën kur do të nisë vaksinimi. Në 15:00, në Air Albania, do të bëhet vaksinimi i qytetarëve të parë me Pfizer/BioNtech.

“Vaksinën do e bëj edhe unë për të dhënë një shembull, pasi vaksina është arma për këtë virus të padukshëm. Dhe për t’ju thënë të gjithëve që dokrrat me çipe dhe transformime të ilirëve në vikingë nuk janë të vërteta. Unë do e bëj për shembull, njësoj si shumë kolegë të mitë ndërsa anëtarët e kabinetit do të marrin kohën. S’mund të marrin vaksinën para të tjerëve, para nënës së vetë përshembull. Edhe unë s’duhet ta bëja, meqënëse ka një pjesë teori konspirative. S’do të doja ti zija radhës askujt. Do e bëj sot patjetër vetëm për këtë arsye! Vaksinimi nis sot në 15:00 në Air Albania”-tha Rama.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Sot në 15:00 nis vaksinimi kundër COVID19, Rama: E para do të vaksinohet Najada Çomo, më pas unë dhe Pipero! Kemi siguruar 975 doza, do të ndihmojmë edhe Kosovën

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin edi rama shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 10:47

DUBAI- Kjo është ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, në zemër të Dubait. Por nëse shikon 360 gradë rreth saj vërën me dhjetëra ndërtesa të larta, që mbaj...