Politike

Protesta në Fier, Rama: Spitalin nuk e negociojmë për asnjë pronar, janë informuar dhe të 12 familjet do të shpronësohen

11 Janar 2021, 11:42 Nga DOSJA
Protesta në Fier, Rama: Spitalin nuk e negociojmë për asnjë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndërtimi i spitalit Rajonal të Fierit nuk negociohet për asnjë pronar toke dhe për asnjë familje. Pak orë pasi fermerët dolën në protestë, kryeministri Rama u shpreh se ky spital është publik dhe është një nevojë që nuk negociohet.

Ai shtoi se fermerët, konkretisht 12 familjet që rezultojnë pronare të tokës ku do të ndërtohet spitali janë informuar dhe do të shpronësohen për pronën që do tu merret. Ndër të tjera, kreu i Qeverisë, tha se ky spital do të menaxhohet fillimisht nga mjekët turq, më pas do të kalojë në drejtimin e shqiptarëve.

Pjesw nga fjala e kryeministrit Edi Rama

Janë gjithsej 12 familje. Ai spital do të administrohet nga specialisë turq për një peridhë kohe, do të punësohen mje shqiptarë, të cilët do të punojnë nën drejtimin e mjekëve turq. Në fund, pas trajnimit që kanë marrë, do të marrin vetë drejtimin e këtij spitali. Është e rëndësishme të theksojmë se është spital publik, jo privat. Duhet thënë se shteti ka të drejtë të zgjedhë vendin dhe të shpronësojë për interesat publike. Protestat nuk funksionojnë kur nuk bazohen në ligj. Janë informuar që kjo gjë nuk është për diskutim, por për zbatim. Koha e procedurave të shpronësimit, zgjat dhe banorëve u është kërkuar mirëkuptimi që të firmoset një marrëveshje. Njëkohësisht ju kemi thënë se në atë territor ku do të ndërtohet spitali, jemi gati që tu japim mundësinë që të ngrenë edhe njësi shërbimi, që mund t’i shërbejnë edhe spitalit. Çdo ditë që kalon marrin shpërblimin. Nuk e negociojmë spitalin për asnjë lloj pronari apo familjeje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin edi rama shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll