Politike

Manastirliu: Sot fillon vaksinimi me Pfizer, qendrat do të shtrihen edhe në Shkodër dhe Vlorë! Qytetarët do të pajisen me

11 Janar 2021, 11:03 Nga DOSJA
Manastirliu: Sot fillon vaksinimi me Pfizer, qendrat do të shtrihen edhe

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka sqaruar se vaksinat e para që do t’ju jepen qytetarëve janë Pfizer/BioNtech. Manastirliu tha se stafet mjekësore që do të bëjnë vaksinimin janë të trajnuar, ndërsa shtoi se pas vaksinimit qytetarët do të pajisen edhe me një kartë, ku do të shënohet data e dozës së parë, dhe më pas edhe data e dozës së dytë. Qendra e parë është Air Albania, ndërsa vaksinimi do të vijojë edhe në Shkodër dhe Vlorë.

“Sot fillojmë vaksinimin me Pfizer/BioNtech, dhe punonjësit janë të trajnuar. Nëse do të vijnë vaksina të tjera do të bëhet edhe trajnimi. Qendrat e tjera do të jenë në Shkodër dhe Vlorë. Në disa muaj do të mbarojmë vaksinimin e grupeve të rrezikuara. Janë 60 bokse tek “Air Albania”. Personat që vijnë do të firmosin një formular. Pas vaksinimit do të qendrojë këtu 30 minuta dhe janë vendosur edhe gati vendet. Është me rëndësi të theksohet se shpërndarja nuk do të jetë vetëm në Tiranë, fillojmë me Shkodrën dhe Vlorën dhe vijojmë me qytetet e tjera, bashkë me ekipet mjekësore. Qytetarët do të monitorohen edhe nga Urgjenca Kombëtare dhe elementë të tjerë për sigurinë e vaksinës. Duke nisur që nga formulari i vaksinimit, kartën e vaksinimit, që nga data e vaksinës së parë, dhe asaj të dytës.”-tha Manastirliu.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinimin ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 10:47

DUBAI- Kjo është ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, në zemër të Dubait. Por nëse shikon 360 gradë rreth saj vërën me dhjetëra ndërtesa të larta, që mbaj...