Politike

Manastirliu zbulon strategjinë e vaksinimit: Janë 23 mijë bluza të bardha, të parët që do e marrin janë stafi i spitalev

11 Janar 2021, 11:02 Nga DOSJA
Manastirliu zbulon strategjinë e vaksinimit: Janë 23 mijë bluza

TIRANE– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sqaruar se është bërë studimi për personat që do të vaksinohen të parët. Ajo sqaroi se janë në total 23 mijë persona personel shëndetësor, por të parët që do të marrin vaksinën anti COVID janë punonjësit e spitaleve COVID.

“Imunologët kanë bërë një studim të rëndësishëm për vaksinën. Kanë studiuar planet dhe në bazë të standartet më të mira, kanë realizuar planin tonë të vaksinimit. Aspekti kryesor është prioritizimi i grupeve që do të vaksinohen, dhe grupet nisin me ata që janë në përballje të përditshme me virusin. Këtu ka një prioritizim pasi numri i bluzave të bardha është 23 mijë, dhe mjekët e infermierët që ofrojnë shërbime në spitalet tona COVID dhe vaksinimi i tyre do të bëhet i pari. Personat në qendrat e kujdesit shëndetësor do të vijojnë vaksinimin paralelisht, më pas personat mbi 75 vjeç, duke bërë strategjinë e plotë të vaksinimit. “-tha Manastirliu në fjalën para nisjes së fushatës së vaksinimit kundër COVID19, “Shqipëria Buzëqesh”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinimin ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 10:47

DUBAI- Kjo është ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, në zemër të Dubait. Por nëse shikon 360 gradë rreth saj vërën me dhjetëra ndërtesa të larta, që mbaj...