Politike

Vaksinimi anti-Covid në Shqipëri, Rama: Çmimi s’ka ndryshuar

11 Janar 2021, 10:51 Nga DOSJA
Vaksinimi anti-Covid në Shqipëri, Rama: Çmimi s’ka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama k deklaruar se çmimi i vaksinës së ardhur në Shqipëri është i njëjtë me atë që e kanë blerë edhe vendet e tjera. Në video-konferencë nga stadiumi “Air Albania”, Rama u shpreh se Shqipëria ka siguruar dozat e para, pa treguar se nga cili vend i ka.

Kreu i qeverisë shtoi se kanalet e sigurimit janë të shumta, duke i kërkuar hua nga vendet e tjera, me premtimin se mund t’ja kthejnë më vonë, por e saktësuar nëse kjo mënyrë është ndjekur me vendin tonë apo jo.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

Jemi në kontakt sepse ne kemi sot të siguruar rrugën e vaksinës me doza të parashikuara muaj pas muaji duke filluar nga java e tretë e janarit drejtpërdrejt me Pfizer, por qëllimi ynë është që të rrisim ndërkohë kapacitetin vaksinues duke rritur prurjet e vaksinës Pfizer dhe me shpresë duke hapur rrugën me AstraZeneca. Ky është një funskionim krejt normal dhe këtë e bëjnë të gjitha vendet. Nëse do të shikoni se si BE-ja e ka planifikaur këtë proces, ka vendosur që të mendojë vetëm për veten e vet dhe vendet jo anëtare janë lënë të ndërtojnë rrugë bilaterale për vaksinimin. Ka procese kur një vend fiks është i gatshëm të japë një pjesë sepse nuk i përdor dot të gjitha dhe i shet. Për fat të mirë çmimi është fiks. Ka kanale ku veprohet me këmbim, një vend ka nevojë që të garantojë më shumë doza në X kohë dhe një vend tjetër i krijon mundësinë që t’i garantojë me shkëmbim. Domethënë ia kthen më vonë, kur nuk u duhen më. E vetmja që është se çmimi nuk ka lëvizur. Ky është një fakt. Shfrytëzuam aftësinë tonë për të inflencuar në vende të caktuara. Fakt është që në një garë lypësash për vendin e tyre, unë jam pretendent për vendin e parë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin edi rama shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 10:47

DUBAI- Kjo është ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, në zemër të Dubait. Por nëse shikon 360 gradë rreth saj vërën me dhjetëra ndërtesa të larta, që mbaj...