Politike

“Nuk e them dot emrin”, Rama mban të fshehtë vendin që i dha dozat e para të vaksinës: Nëse do prisnim COVAX s’dihet

11 Janar 2021, 10:47 Nga DOSJA
“Nuk e them dot emrin”, Rama mban të fshehtë vendin

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk e ka treguar se kush është vendi që i ka dhuruar dozat e para të vaksinës anti-covid. Në fjalën e tij në hapjen e fushatës së vaksinimit “Shqipëria buzëqesh”, Rama tha se nuk është i autorizuar të bëjë publik emrin e vendit që i dhuroi Shqipërisë vaksinat, por shtoi se ishte rezultat i negociatave, pasi sipas tij, nëse do të pritej COVAX, nuk dihej se kur do të mbërrinte vaksina.


Nëse do të ishim në pritje të COVAX nuk dihet sesa do të zgjaste kjo pritje, ndaj jemi angazhuar që në krye të yherës me kanale të tjera. Ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejt në Neë York, Pfizer dhe të hapim me ta negociata të vështira dhe njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera biletarale me vende të tjera dhe vaksinimi që nis sot është rezultati i një kanali bilateral në Bashkimin Evropian, që nuk jam i autorizuar ta bëj publik për shkak të kërkesës së tyre vetë. Por meqë është thënë se është Greqia, mund t’ju them se jo, nuk është Greqia”-tha Rama. 

Lajmi kryesor: VIDEO/ Sot në 15:00 nis vaksinimi kundër COVID19, Rama: E para do të vaksinohet Najada Çomo, më pas unë dhe Pipero! Kemi siguruar 975 doza, do të ndihmojmë edhe Kosovën

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin edi rama shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 10:47

DUBAI- Kjo është ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, në zemër të Dubait. Por nëse shikon 360 gradë rreth saj vërën me dhjetëra ndërtesa të larta, që mbaj...