Politike

Meta takon aleatët e PD, Mediu: Presidenti në një mendje me ne, do nisë diskutimet për tryezën Rama-Basha

30 Prill 2019, 06:56 Nga DOSJA
Meta takon aleatët e PD, Mediu: Presidenti në një mendje me ne,

TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim në presidencë me kryetarët e 5 partive të vogla, aleate të Partisë Demokratike. Takimi ka zgjatur 60 minuta, dhe në përfundim të diskutimit, Fatmir Mediu ishte optimist në fjalën e tij para gazetarëve. Mediu tha se presidenti ndante të njëjtin shqetësim si aleatët për krizën politike në vend, dhe tha se shumë shpejt do të nisë puna për të ulur kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha në një tryezë dialogu. Vetë presidenca reagoi orë më vonë dhe deklaroi se duhet reflektim nga të gjitha palët.

Takimi vjen një ditë pasi kryeministri del i zhgënjyer nga Samiti i Berlinit, ku nuk iu dha një qëndrim i prerë për hapjen e negociatave. Ndërkohë që kryedemokrati i takoi vetë dje aleatët, ku vendosi edhe qëndrimin për aksionin opozitar, dhe ndryshimet që do të kërkojnë nga presidenti. Qëndrimi i unifikuar i opozitës është kërkesa për  ndryshimin e kodit zgjedhor, të cilin e cilësuan strumbullarin e krizës.

(j.v, a.m,  f.g & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kërksa e aleatëve meta takon aleatet e bashes qeveri tranzitore ilir meta kërksa e aleatëve meta takon aleatet e bashes qeveri tranzitore

Sondazh

Poll