Bota

Nga nesër hyjnë në fuqi rregulla të reja në Gjermani për emigrantët shqiptarë

10 Janar 2021, 20:41 Nga DOSJA
Nga nesër hyjnë në fuqi rregulla të reja në Gjermani

GJERMANI– Prej nesër (11 janar 2021) qeveria gjermane do të aplikojë masa të reja për të gjithë shtetasit e huaj që do të hyjnë nga pikat kufirare. Sipas njoftimit theksohet se nga e Hëna të gjithë ata që hyjnë në Gjermani duhet të paraqesin testin PCR jo më të vjetër se 48 orët e fundit. Autoritete vendase e cilësojnë si një masa të favorshme për të mos shkaktuar përhapje më të madhe të Covid-19 në vend, që kohët e fundit ka shënuar rritje të frikshme sipas deutschland.de.

Njoftimi i plotë:

“Kancelarja Merkel dhe Kryeministrat e Landeve u dakorduan të zgjasin kufizimet e lidhura me pandeminë deri më 31 janar të këtij viti. Pra Rezolutat ekzistuese të miratuara me 13 dhjetor 2020 do të vijojnë të jenë në fuqi deri më 31 janar 2021.E rëndësishme për shtetasit tanë që udhëtojnë nga Kosova në Gjermani është vendimi që nga data 11 Janar hyn në fuqi një vendim i ri. Nga data 11 Janar 2021 është e nevojshme paraqitja e PCR test për udhëtarët në Gjermani: Të gjithë shtetasit dhe udhëtarët që hyjnë në Gjermani duhet të paraqesin testin PCR jo më të vjetër se 48 orë para futjes në Gjermani. Masat e Karantinimit në Gjermani edhe përkundër testit anë të parapara si edhe më herët. Testi i radhës PCR duhet të bëhet 5 ditë pas karantinimit dhe nëse ky del negativ karantina mund të përfundojë. Kufizimi i tubimeve private: Si një zgjatje e kufizimeve të aplikuara më parë, takimet private me anëtarët e familjes janë të lejuara vetëm një person tjetër që nuk jeton në të njëjtën shtëpi. Për rrethet që tejkalojnë një incidencë 7-ditore prej 200 infeksionesh të reja për 100,000 banorë, shtetet federale do të marrin masa të mëtejshme-veçanërisht për të kufizuar distancën e lëvizjes në 15 km rreth vendit të banimit, përveç nëse ka ndonjë arsye të vlefshme. Lidhur me Vaksinat kundër koronavirusit: Me funksion të vaksinimeve të cilat kanë filluar, qeveria federale do të japë dhe një kohë reale dorëzimin e vaksinave në shtetet federale. Të gjithë banorëve të institucioneve të kujdesit spitalor do t’u ofrohet një ofertë vaksinimi, jo më vonë se mesi i shkurtit. Në tremujorin e parë të vitit 2021, mund të pritet miratimi i vaksinave të mëtejshme dhe, si rezultat, dorëzimi i dozave të mëtejshme të vaksinave.Masat për shkollat dhe qendrat ditore mbeten: Shtetet federale dakordesohen se shkollat dhe kopshtet do të duhet të shtyhen deri në fund të janarit, sipas rregullave te parashikuara në përputhje me vendimin e 13 dhjetorit 2020.”

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota masat anti-covid ne gjermani masat anti-covid ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 10 Janar 2021, 20:05

Kush duhet ta marrë vaksinën?

BOTË– Urgjenca e vaksinimit kundër Covid-19 po rritet nga dita në ditë. Dy variante të reja të virusit, të shfaqura fillimisht në Britani dhe Afrikën e Jug...