Bota

Rrëzimi i avionit në Indonezi, autoritetet identifikojnë kutitë e zeza mes rrënojave

10 Janar 2021, 15:02 Nga DOSJA
Rrëzimi i avionit në Indonezi, autoritetet identifikojnë

INDONEZI– Autoritetet indoneziane kanë identifikuar kutitë e zeza të avionit Sriwijaya Air që u rrëzua në det menjëherë pasi u ngrit nga kryeqyteti Xhakarta, ndërsa janë gjetur dhe disa trupa të pajetë dhe pjesët e dyshuara të avionit.

Boeing 737, me 62 pasagjerë dhe ekuipazh ishte drejtuar për Pontianak në West Kalimantan të Shtunën, kur ai u zhduk nga ekranet e radarëve katër minuta pas ngritjes. Ishtë përplasja e parë e madhe ajrore në Indonezi që kur 189 pasagjerë dhe ekuipazh u vranë në 2018 kur një Lion Air Boeing 737 Max gjithashtu u zhyt në Detin Java, pak pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar Soekarno-Hatta.

Edhe para rrëzimit të fundit, më shumë njerëz kishin vdekur në aksidente ajrore në Indonezi se në çdo vend tjetër gjatë dekadës së fundit, sipas bazës së të dhënave të raportuara nga The Guardian. Shefi i komitetit të sigurisë kombëtare të transportit në Indonezi, Soerjanto Tjahjono, tha se vendndodhjet e dy kutive të zeza të fluturimit SJ182 ishin identifikuar.

“Shpresojmë që t’i rimarrim së shpejti,”– tha shefi ushtarak, Hadi Tjahjanto.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rrezohet avioni ne indonezi rrezohet avioni ne indonezi

Sondazh

Poll

Bota 10 Janar 2021, 10:08

Që prej fillimit të pandemisë, numri i të infektuarëve me COVID-19 në gjithë botën ka kapur shifrën 90,138,063 persona. Ndërsa, numri i pacientëve që ka ndërrua...

Bota 10 Janar 2021, 08:28

Gjermani/ Kërkohen infermierë vullnetarë

Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston menjëherë një situatë krize. Edhe në Gjermaninë e pasur dhe me një sistem shëndetësor ndër më cilësor...