Sport

PSG, Poçetino: “Fitorja e parë, ndjenjë e mirë. Tani rikuperojmë të dëmtuarit”

10 Janar 2021, 10:01 Nga DOSJA

FRANCE – Pas debutimit në transfertë 1-1 ndaj Sent Etjenit tri ditë më parë,  Mauricio Poçetino ka gjetur fitoren e parë në stolin e Paris SG. Në stadiumin “Parco dei Principi” ai mposhti 3-0 Brestin, fitore të cilën argjentinasi e ka komentua për kanalet zyrtare të klubit:

“Të fitosh ndeshjen e parë si trajner i Pari SG është një ndjenjë e mirë, edhe pse jam vetëm në ndeshjen e dytë në krye të kësaj pankine. Unë mund të jem i kënaqur me atë që kemi shprehur dhe e shikoj të ardhmen vetëm me optimizëm.

Tani gjëja e rëndësishme është të rikuperojmë lojtarët e dëmtuar, unë jam i sigurt që ekipi do të jetë në gjendje ta rrisë performancën e tij me të gjithë lojtarët në skuadër. Pak nga pak po rikuperojmë pjesë të rëndësishme, jam i sigurt që me radhët e plota do të jemi edhe më solidë dhe të rregullt,”– ka deklaruar trajneri i ri i Paris SG, Mauricio Poçetino.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fitoi 3-0 ndaj brest mauricio pacetino paris sg trajneri argjentinas fitoi 3-0 ndaj brest mauricio pacetino paris sg trajneri argjentinas

Sondazh

Poll