Aktualitet

Rrezikon 20 vite burg/ Arrestohet për t’u ekstraduar në Itali 23-vjeçari nga Shkodra, ‘bëmat’ i rrezikojnë lirinë

10 Janar 2021, 08:20 Nga DOSJA
Rrezikon 20 vite burg/ Arrestohet për t’u ekstraduar në Itali

SHKODËR– Briland Thani, 23 vjeç, është arrestuar në Shkodër me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, ku kërkohet për vjedhje me armë. Pas marrjes së informacioneve se 23-vjeçari ndodhet në afërsi të lagjes “Vojo Kushi”, forcat e posaçme “Shqiponja” zbarkuan në terren dhe prangosën të riun, i cili ka për të dhënë ‘llogari’ para Gjykatës së Vercelit. 23-vjeçari Thani, bazuar në legjislacionin penal italian, rrezikon deri në 20 vjet burg.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Kapet dhe vihet në pranga një 23-vjeçar i kërkuar në Itali për vjedhje me armë. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes DVP Shkodër dhe Interpol Tirana, u organizua puna për kapjen e një 23-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pas lokalizimit të vendodhjes së personit të kërkuar, forcat e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në afërsi të lagjes “Vojo Kushi”, Shkodër, bënë kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit: B. Th., 23 vjeç, banues në Plan, Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vercelit, Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale “Vjedhje me armë në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg, parashikuar nga legjislacioni penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet briland thani shkoder briland thani shkoder

Sondazh

Poll