Bota

“Është një zgjidhje etike”/ Papa Françesku pranon të marrë vaksinën: Duhet ta bëjë

9 Janar 2021, 21:27 Nga DOSJA
“Është një zgjidhje etike”/ Papa Françesku

ITALI- Papa Françesku ka pranuar të marrë vaksinën anti-Covid. Në një intervistë për mediat e huaja ai ka thënë se vaksina në Vatikan do të shkojë javën e ardhshme dhe se ai do të jetë nëj nga personat e parë që do e bëjë atë. Ai tha se marrja e vaksinën është një zgjidhje etike pasi tani ne jemi duke luajtur bixhoz me jetën tonë dhe me jetën e personave tanë të afërt.

“Unë besoj se etikisht të gjithë duhet të marrin vaksinën. Është një zgjedhje etike sepse ju po luani bixhoz me shëndetin tuaj, me jetën tuaj, por gjithashtu jeni duke luajtur bixhoz me jetën e të tjerëve. Javën e ardhshme do të fillojmë ta bëjmë këtu, në Vatikan dhe unë e kam rezervuar një dozë për veten. Duhet bërë,” tha ai.

Deri tani disa shtete kanë filluar që të vaksinojnë qytetarët me vaksinën anti-Covid. Fillimisht vaksinimi masiv i popullsisë nisi në Angli për tu ndjekur nga SHBA-ja, Kanadaja dhe shetet e tjera në botë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota papa françesku vaksina anti-covid papa françesku vaksina anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2021, 19:24

ITALI-Papa Françesku ka folur për protestat e dhunshme që mbërthyen Capitolin në 6 janar në SHBA. Në një intervistë për mediat e huaja ai tha se u habit ...