Bota

Avioni që u mori jetën 62 personave, flasin familjarët: I kemi zemrat e coptuara

9 Janar 2021, 20:08 Nga DOSJA
Avioni që u mori jetën 62 personave, flasin familjarët: I kemi

INDONEZI- Familjarët e viktimave që humbën jetën ditën e sotme nga rrëzimi i avionit në Indonezi janë të pikëlluar. Mediumi britanik BBC ka marrë në pyetje disa nga familjarët e personave që gjendeshin në bordin e avionit në momentin që u rrëzua.

Një peshkatarë që kishte qenë dëshmitarë i rënies së avionit tha se ai shpërtheu bë ujë dhe se copat e tij erdhen deri te anija që ai po peshkonte.

“Aeroplani ra si vetëtima në det dhe shpërtheu në ujë Ishte shumë afër nesh, copat e një lloj kompensate gati sa nuk goditën anijen time”, tha ai.

Ndërsa një person që kishte gruan në bord së bashku me 3 fëmijë tha se i është coptuar zemra.

“Unë kam katër anëtarë të familjes në fluturim, gruan dhe tre fëmijët e mi.Gruaja më dërgoi një fotografi të foshnjës sot … Si mund të mos më copëtohej zemra?”, tha ai.

Avioni ‘Sriwijaya Air Boeing 737’ humbi kontaktet ndërsa po fluturonte në Pontianak në Perëndim të provincës Kalimantan. Uebfaqja për gjurmimin e fluturimeve Flightradar24.com tha se avioni kishte humbur lartësi prej 3,000 metrash në më pak se një minutë. Forcat e kërkim-shpëtimit ende vijojnë kërkimet për gjetjen e avionit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rrezohet avioni ne indonezi rrezohet avioni ne indonezi

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2021, 19:24

ITALI-Papa Françesku ka folur për protestat e dhunshme që mbërthyen Capitolin në 6 janar në SHBA. Në një intervistë për mediat e huaja ai tha se u habit ...