Bota

Arrestohet lideri i organizatës së teorive konspirative “QAnon” për shkak se mori pjesë në protestën e 6 janarit

9 Janar 2021, 18:36 Nga DOSJA
Arrestohet lideri i organizatës së teorive konspirative

SHBA- Lideri i organizatës së teorive konspirative “QAnon” është arrestuar ditën e sotme në SHBA për shkak se mori pjesë në protestën e organiziuar nga Donald Trump në 6 janar. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se ditën e protestës ai bëri foto në dhomën e senatit dhe marshoi në rrugët e Capitolit me megafon në dorë.

Organizatori i “QAnon” Q Shaman, emri i të cilit është Jacob Anthony Chansley mori pjesë në protestën për grusht shteti pasi organizata e tij e teorive konspirative “QAnon” ka mbështetur të gjitha teoritë për vjedhje të votave.

Tre ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jacob anthony chansley protesta ne shba qanon jacob anthony chansley protesta ne shba qanon

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2021, 14:36

Shumica për zgjatjen e kufizimeve të lëvizjes

72 përqind – kaq gjermanë janë aktualisht të kënaqur me punën e Angela Merkelit. Si rezultat, kancelarja ndodhet në vendin e parë në renditjen e politikan...