Bota

9 Janar 2021, 19:24 Nga DOSJA

ITALI-Papa Françesku ka folur për protestat e dhunshme që mbërthyen Capitolin në 6 janar në SHBA. Në një intervistë për mediat e huaja ai tha se u habit nga sjellja e amerikanëve pasi ata janë njerëz të disiplinuar. Më tej ai tha se të gjithë personat që kanë marrë pjesë në atë protestë në dhunshme duhet që të dënohen pa marrë parasysh se kush është i përfshirë në të.

“Unë u habita, sepse amerikanët në tërësi janë njerëz kaq të disiplinuar në demokraci. Gjithmonë ka diçka që nuk po funksionon … (me) njerëzit që marrin një rrugë kundër komunitetit, kundër demokracisë, kundër së mirës së përbashkët. Faleminderit Zotit që ngjarjet kanë shpërthyer si në qiell të hapur dhe është e qartë për t’u parë mirë se kush ishin fajtorët, sepse kështu mund ta vendosësh mirë drejtësinë. Po, kjo lëvizje duhet të dënohet, pa marrë parasysh kush është i përfshirë në të,” tha ai.

Tre ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota papa françesku protesta ne shba papa françesku protesta ne shba

Sondazh

Poll