Bota

E dhunojnë dhe i grabisin qenin, 30-vjeçarja amerikane: Ofroi 2000 dollarë për gjetjen e tij

9 Janar 2021, 18:49 Nga DOSJA
E dhunojnë dhe i grabisin qenin, 30-vjeçarja amerikane: Ofroi 2000

SHBA- Një 30-vjeçare në SHBA është sulmuar nga disa persona ditën e martë dhe i kanë rrëmbyer një qen të saj. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se katër burra me maskë i kanë prerë asaj rrugën dhe pasi e kanë dhunuar i kanë marrë një nga qentë që kishte me vete. Sarah Vorhaus e pyetur nga mediat lokale tha se peronat që i morën qenin i drejtuan një armë fillimisht dhe i kërkuan që t’i jepte  qenin.

 “Më jep qenin tënd. Pastaj ai kapi zinxhirin e Chloe, e futi në makinë dhe u ngrit. Unë fillova të bërtisja aq fort sa kam bërtitur ndonjëherë në të gjithë jetën time. Hunda ime po shndërronte në gjak,” tha ajo.

Më tej, Vorhaus tha se pas kësaj që i ndodhi ka planifikuar që të largohet nga San Françesko për një qytet tjetër, por fillimisht do që të gjejë qenin e saj. Shpërblimi për personin që i sjell asaj qenin bull dog është 2000 dollarë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sarah vorhaus sulmohet e reja ne shba sarah vorhaus sulmohet e reja ne shba

Sondazh

Poll