Bota

Washingtonit i “vihej flaka”, Melanie Trump po bënte set fotografik kur i shoqi futi turmën në Kongres. CNN: Nuk është

9 Janar 2021, 17:21 Nga DOSJA
Washingtonit i “vihej flaka”, Melanie Trump po bënte set

SHBA- Zonja e Parë në detyrë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melanie Trump po bënte një set fotografik ditën e protestës në 6 janar në Capitol Hill. Lajmin e ka bërë të ditur CNN, i cili shkruan se në momentin që Melanie iu kërkua që të bënte një video që të qetësonte protestuesit ajo nuk pranoi. Burime për mediumin amerikan deklaruan se Zonja e Parë nuk dëshiron më të përfshihet në çështje të tilla pasi nuk është mirë emocionalisht.

“Po bëheshin fotografi të rrogozave dhe sendeve të tjera në Rezidencën Ekzekutive dhe në krahun lindor. Ajo thjesht nuk është mirë mendërisht dhe emocionalisht dhe nuk dëshiron të përfshihet,” thanë burime për CNN.

Tre ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota melanie trump protesta ne shba melanie trump protesta ne shba

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2021, 14:36

Shumica për zgjatjen e kufizimeve të lëvizjes

72 përqind – kaq gjermanë janë aktualisht të kënaqur me punën e Angela Merkelit. Si rezultat, kancelarja ndodhet në vendin e parë në renditjen e politikan...

Bota 9 Janar 2021, 14:31

Vazhdon saga e pritjes në ambasadat gjermane

Pritjet e gjata për të marrë një orar në ambasadën gjermane me qëllim aplikimi për marrjen e vizës bashkimin familjar trajtohen nga mediat gjermane pas një kërk...

Bota 9 Janar 2021, 14:03

INDONEZI– 62 persona dyshohet se ishin në bordin e avionit Sriwijaya Air, i cili u zhduk nga radarët vetëm 4 minuta pasi u ngrit në fluturim, nga kryeqyteti i I...