Bota

Kampi i tyre u dogj/ Emigrantët akomodohen në tendat ushtarake për tu mbrojtur nga i ftohti i borës në Bosnjë-Hercegovinë

9 Janar 2021, 18:04 Nga DOSJA
Kampi i tyre u dogj/ Emigrantët akomodohen në tendat ushtarake

BOSNJE-HERCEGOVINË- Emigrantët palestinez dhe afgan në Bosnjë-Hercegovinë janë vendosur në tenda ushtarake për të kaluar natën pasi kampi i tyre u dogj. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se ata kishin kaluar disa netë jashtë në të ftohtë për shkak të mungesës së tendave dhe se fillimi i reshjeve të borës ua vështirësoi shumë situatën.

Fillimisht në tendat e reja janë vendosur 210 emigrantë ndërsa për grupet e tjera po bëhen gati për të instaluar çadra të tjera. Ata gjithashtu kanë marrë ndihma në ushqime dhe vesh-mbathje nga Kryqi i Kuq.

Të pyetur nga mediat emograntët kanë deklaruar se këto nuk janë kushtet ideale për të jetuar por momentalisht janë të kënaqur pasi kanë ngrohje dhe ushqim.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emogrante ne bosnje-hercegovine emogrante ne bosnje-hercegovine

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2021, 14:36

Shumica për zgjatjen e kufizimeve të lëvizjes

72 përqind – kaq gjermanë janë aktualisht të kënaqur me punën e Angela Merkelit. Si rezultat, kancelarja ndodhet në vendin e parë në renditjen e politikan...

Bota 9 Janar 2021, 14:31

Vazhdon saga e pritjes në ambasadat gjermane

Pritjet e gjata për të marrë një orar në ambasadën gjermane me qëllim aplikimi për marrjen e vizës bashkimin familjar trajtohen nga mediat gjermane pas një kërk...