Bota

AstraZeneca pritet të marrë aprovimin për vendet Evropiane, EMA: Javën e ardhshme do të paraqitet aplikimi i vaksinës

9 Janar 2021, 16:33 Nga DOSJA
AstraZeneca pritet të marrë aprovimin për vendet Evropiane, EMA:

BRUKSEL- Gjigandi farmaceutik i Anglisë, AstraZenecës pritet që të dërgojë kërkesën për aprovim të vaksinës anti-Covid te Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Lajmin e ka bërë te ditur vetë agjencia me anë të një postimi në Twitter. EMA shkroi se fillimisht vaksina e AstraZenecës do të studiohet dhe më pas të merret vendimi. Ndërkohë që përgjigjja për aprovimin apo refuzimin e kërkesës do të jepet në fund të janarit.

“Pasi të marrë më shumë të dhëna nga kompania, EMA pret që javën e ardhshme AstraZeneca të paraqesë një aplikim të kushtëzuar të shitjes për vaksinën e saj COVID-19”, njoftoi EMA.

After having received more data from the company, EMA is expecting Astra Zeneca to submit a conditional marketing application for its #COVID19vaccine next week. Possible conclusion – end of Jan, depending on data and evaluation progress. #EMAPublicMeeting2

— EU Medicines Agency (@EMA_News) January 8, 2021

Deri tani EMA i ka dhënë driten jeshile dy vaksinave anti-Covid. Në 21 dhjetor u miratua vaksina anti-Covid e BioNTech/Pfizer, ndërsa në datën 6 janar u miratua vaksina e Modernës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca ema astrazeneca ema

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2021, 14:36

Shumica për zgjatjen e kufizimeve të lëvizjes

72 përqind – kaq gjermanë janë aktualisht të kënaqur me punën e Angela Merkelit. Si rezultat, kancelarja ndodhet në vendin e parë në renditjen e politikan...

Bota 9 Janar 2021, 14:31

Vazhdon saga e pritjes në ambasadat gjermane

Pritjet e gjata për të marrë një orar në ambasadën gjermane me qëllim aplikimi për marrjen e vizës bashkimin familjar trajtohen nga mediat gjermane pas një kërk...

Bota 9 Janar 2021, 14:03

INDONEZI– 62 persona dyshohet se ishin në bordin e avionit Sriwijaya Air, i cili u zhduk nga radarët vetëm 4 minuta pasi u ngrit në fluturim, nga kryeqyteti i I...