Bota

Zelanda e Re, gjendet e vdekur një 19-vjeçare pas sulmit nga një peshkaqen

8 Janar 2021, 14:10 Nga DOSJA
Zelanda e Re, gjendet e vdekur një 19-vjeçare pas sulmit nga

ZELANDA E RE– Një vajzë 19-vjeçare ka vdekur pasi u sulmua nga një peshkaqen në ishullin verior të Zelandës së Re. Ajo u tërhoq nga peshkaqeni në ujërat e Waihi Beach, në jug-lindje të Auckland, të Enjten pasdite, raporton The Guardian.

Policia e Zelandës së Re të Premten në mbrëmje konfirmoi se 19-vjeçarja Kaelah Marlow, nga Hamilton, ishte gjendur e vdekur në plazh me plagë të shumta në gjymtyrë.

“Ju dëgjoni për sulmet e peshkaqenëve, por kurrë në një milion vjet nuk mendoni se do të jetë dikush që njihni,”– tha tezja e 19-vjeçares, Kylie French.

“Ajo ishte jashtë duke kaluar kohën me miqtë e saj. Ajo ishte një vajzë bukuroshe, një vajzë argëtuese, në çdo gjë. ”– shtoi ajo.

Sulmi i fundit fatal i peshkaqenit në Zelandën e Re ishte në vitin 2013 kur prodhuesi i filmit 46-vjeçar Adam Strange u vra në plazhin Muriwai, gjithashtu pranë Auckland. Më shumë se 60 specie peshkaqenësh dihet se notojnë në ujërat e Zelandës së Re por sulmet janë të rralla. Sulmi i fundit i peshkaqenit fatmirësisht pa viktima ishte në 2018 në Baylys Beach, në veri-perëndim të Auckland, sipas policisë së Zelandës së Re.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 19 vjecarja sulmohet nga peshkaqeni 19 vjecarja sulmohet nga peshkaqeni

Sondazh

Poll

Bota 8 Janar 2021, 12:23

Si do të sillemi pas vaksinimit?

Pas autorizimit më të fundit nga EMA dhe AIFA për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid të Pfizer-Biontech në Evropë dhe Itali, tashmë e miratuar edhe nga FDA-ja e...

Bota 8 Janar 2021, 12:19

FOTOLAJM/ Kur e merr shkollën me ‘mik’

BOTË– Nga tualeti me stol e deri tek dyert me mur, janë disa nga dizajnet më të dobëta por edhe të rrezikshme për t’u patur në shtëpi.Dështimet...