Bota

Erdogan reagon pas sulmeve në SHBA: Ky është turp për demokracinë

8 Janar 2021, 13:40 Nga DOSJA
Erdogan reagon pas sulmeve në SHBA: Ky është turp për

TURQI–Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili ka një miqësi me presidentin Trump, kishte pritur tre ditë para se ta uronte Joe Bidenin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Por, ai nuk hezitoi që të dënojë ngjarjet e dhunshme të së Mërkurës që sipas tij ndodhën në të ashtuquajturin djep të demokracisë sipas BarronsNews.

“Ky është turp për demokracinë”– u tha Erdogan gazetarëve të premten në Stamboll.

“Shpresojmë që tranzicioni i pushtetit te Biden në 20 Janar të jetë paqësor dhe se paqja do të kthehet në Amerikë”– shtoi presidenti i Turqisë.

Marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin u përkeqësuan pas grushtshtetit të dështuar më 2016, për të cilin Erdogan fajëson klerikun fetar Fetullah Gulen, që gjendet në SHBA. Uashingtoni ka refuzuar thirrjet e Ankarasë për ekstradimin e Gulenit.

Megjithatë, miqësia e Erdoganit dhe Trumpit ka ndihmuar që Turqia të mos jetë subjekt i sanksioneve amerikane, për shkak të përkeqësimit të të drejtave të njeriut.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota trazirat ne shba trazirat ne shba

Sondazh

Poll

Bota 8 Janar 2021, 12:23

Si do të sillemi pas vaksinimit?

Pas autorizimit më të fundit nga EMA dhe AIFA për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid të Pfizer-Biontech në Evropë dhe Itali, tashmë e miratuar edhe nga FDA-ja e...

Bota 8 Janar 2021, 12:19

FOTOLAJM/ Kur e merr shkollën me ‘mik’

BOTË– Nga tualeti me stol e deri tek dyert me mur, janë disa nga dizajnet më të dobëta por edhe të rrezikshme për t’u patur në shtëpi.Dështimet...