Aktualitet

Përmbytet Lezha, banori publikon VIDEON, uji futet në oborrin e shtëpisë

8 Janar 2021, 16:02 Nga DOSJA
Përmbytet Lezha, banori publikon VIDEON, uji futet në oborrin e

LEZHË– Moti i keq i cili ka përfshirë prej dy ditësh  vendin tonë ka shkaktuar përmbytje pothuajse në të gjithë qytetet e Shqipërisë, përfshirë dhe Lezhën. Së fundmi një banor ka publikuar një video ku shihet se uji ka ‘pushtuar’ vendin ndërkohë që ka hyrë deri tek oborri i shtëpisë së tij. Videon e ka publikuar një banor i  Lezhës,  ku shihet situata dranatike që është krijuar në zonë.

970 ha tokë janë përmbytur në Lezhë dhe në Kurbin. Zona më problematike paraqitet ajo e Zadrimës.

Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Vlora janë qytetet më problematike për sa i përket përmbytjeve në vend. Këto qytete janë prej dy ditësh të përmbytura për shkak të reshjeve të shumta. Moti i keq ka pushtuar vendin duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të fshatrave të tëra për shkak të dëborës. Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, Vjosa ka dalë nga shtrati i saj duke përmbytur një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë, megjithatë nuk parashikohet që të shkaktojë  probleme të tjera. Lumi Drin dhe Ishëm kanë dalë nga shtrati ndërsa Osum po ashtu rrezikon nga shirat e dendur që kanë rënë gjatë natës e që vazhdojnë të bien.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll