Bota

Ceremonia e certifikimit të Joe Biden përfundoi me viktima! Humbi jetën mbështetësja e Trump, 55-vjeçari nga sulmi në zem

8 Janar 2021, 12:55 Nga DOSJA
Ceremonia e certifikimit të Joe Biden përfundoi me viktima! Humbi

SHBA-Protestat e dhunshme në Shtetet e Bashkuar ditën e djeshme kanë shkaktuar 5 viktima. Së fundmi në media janë publikuar detaje mbi shkaqet e vdekjeve dhe jetën e mëparshme të tyre.

Oficeri Brian Sicknik, ishte një prej viktimave, ai u plagos gjatë një përplasje me protestuesit më 6 janar. Sicknik u dërgua në spital me plagë të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte. Vdekja e tij do të hetohet nga policia e Uashigtonit dhe agjencitë Federale të zbatimit të ligjit. Katër të vdekurit e tjerë, janë dy gra dhe dy burra, ata ishin mbështetës të flaktë të Donald Trump.

Ashley Babbitt, është 35-vjeçarja, e cila ka qenë pjesë e Forcave Ajrore, u vra nga forcat e policisë. Mediat e kanë përshkruar si një mbështetëse e flaktë të Donald Trump. Gjithashtu, ajo njihet si një person nervoz dhe impulsiv. Bëhet e ditur se ajo është ndjekur penalisht në të kaluarën për dëmtim të pronës së huaj dhe kishte dy marrë dhe dy paralajmërime për thyerje të masave kufizuese.

Ajo  lindi në Alaskë ku kaloi fëmijërinë e saj dhe u regjistrua në Forcën Ajrore në 2006. Atje ku ka njohur dhe bashkëshortin e saj të parë, me të cilin u divorcua në vitin 2018. Ndërsa një vit më vonë ajo u martua me ish-marinarin Aaron Babbitt. Ajo dhe burri i saj ishin mbështetës së Donald Trump. Oficeri i policisë që e qëlloi është marrë në hetimi nga Policia Metropolitane.

Benjamin Phillips një 50-vjeçar nga Pensilvania është viktima e tret e protestave. Ai ka vdekur si pasojë e një goditje në tru. Si një mbështetës i Trump, ai kishte hapur dhe një faqe në interneti, ku ai dhe mbështetësit e tjerë të Donald Trump mund të komunikonin për të organizuar udhëtimet e tyre.

Kevin Grayson, një 55-vjeçar nga Alabama është viktima e katër e protestave, ai ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër. Mediat bëjnë të ditur se ai ka qenë një mbështetës, i cili shpesh ka bërë thirrje për dhunë ndaj Demokratëve, në një nga postimet e tij të fundit në Facebook ai kishte shkruar:  Le ta marrim përsëri këtë vend! Paketoni armët dhe dilni në rrugë. Le t’i japim atyre një luftë. Demokratët nuk kanë armë, por dhe ne kemi”.

 

Rosian Boyland, 34 vjeç, nga Xhorxhia, vdiq disa minuta pasi filloi sulmi në Capitol. Ajo njihej si personi që besonte se kura e vetme për të luftuar Covid-91 ishte ilaçi Hidroksiklorokin. Ndërkohë, nga ana tjetër, familja e përshkruan atë si një njeri jo të dhunshëm, sipas tyre ajo shkojë aty pas thirrjeve të Trump. Ata e fajësojnë Trump si përgjegjës për vdekjen e saj.

Dy ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjen ne shba kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjen ne shba

Sondazh

Poll

Bota 8 Janar 2021, 12:23

Si do të sillemi pas vaksinimit?

Pas autorizimit më të fundit nga EMA dhe AIFA për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid të Pfizer-Biontech në Evropë dhe Itali, tashmë e miratuar edhe nga FDA-ja e...

Bota 8 Janar 2021, 12:19

FOTOLAJM/ Kur e merr shkollën me ‘mik’

BOTË– Nga tualeti me stol e deri tek dyert me mur, janë disa nga dizajnet më të dobëta por edhe të rrezikshme për t’u patur në shtëpi.Dështimet...