Politike

8 Janar 2021, 14:58 Nga DOSJA

ATHINË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sot në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, për të takuar zyrtarë të lartë të vendit. Lajmin për mbërritjen e tij në aeroport e dha vetë Rama, i cili publikoi një foto teksa zbriste nga aeroplani, duke sqaruar edhe arsyen e vizitës së tij.

Ndërsa më pas u nis për në Ministrinë e Jashtme greke për të takuar kryediplomatin Nikos Dendias.

Ajo që bie në sy është fakti që në aeroport nuk u prit nga askush, ndryshe nga ceremonia ‘madhështore’ që i organizuan në Turqi me ushtarë dhe me ministra që e përshëndetën të parët sapo këmba i shkeli shtetin turk. Kjo edhe për faktin se Rama është në një vizitë jozyrtare në Greqi, ndryshe nga në Turqi ku u ftua zyrtarisht nga qeveria turke dhe presidenti Rexhep Tayip Erdogan.

Pse vallë? Mos ka të bëjë fakti që vizita në Greqi është informale, ndryshe nga ftesa zyrtare që i kishte ardhur nga vetë presidenti turk, Recep Tajip Erdogan. Pse u prit Rama pa ‘nderime’ në shtetin helen? Mediat greke e cilësuan që pa u nisur Rama nga Tirana, një takim mes “armiqve të Greqisë”, ndërsa sot, Kathimerini sqaronte se kryeministri shqiptar ndodhet në një vizitë joformale për të mos ngjallur mbresa të nxituara. Asgjë s’dihet me siguri, por teksa në Tiranë, socialistët “vlojnë” për një ngjarje të madhe që do të prodhojë kjo vizitë, grekët nuk janë po kaq entuziastë në mediet e tyre. 

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne greqi 8 janar 2021 edi rama edi rama ne greqi 8 janar 2021

Sondazh

Poll