Aktualitet

LAJMËRIMI nga Ambasada Britanike në Tiranë: Kush udhëton drejt Anglisë i nevojitet test negativ, ndryshe 500£ gjobë

8 Janar 2021, 11:53 Nga DOSJA
LAJMËRIMI nga Ambasada Britanike në Tiranë: Kush udhëton

TIRANË– Ambasada Britanike në Tiranë ka bërë një njoftim për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në Angli. Në njoftimin zyrtar, Ambasada ka bërë me dije se të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt vendit ishullor duhet që të bëjnë një tampon deri në 72 orë para se të nisen. Në të kundërt do të gjobiten me 500 £. Po ashtu të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga vendet që s’janë në listën e korridorit të qeverisë britanike, përfshirë këtu Shqipërinë, duhet të vetë-izolohen për 10 ditë.

Testimi i detyrueshëm për COVID-19 për udhëtimet në Britani! Nga java e ardhshme, të gjithë qytetarët që udhëtojnë për në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shtetasit britanikë, duhet të paraqesin një test negativ për #COVID19 të kryer deri në 72 orë përpara nisjes. Qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e reja do të ndëshkohen me një gjobe të menjëhershme me vlerë 500 £. Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga vendet që nuk janë në listën e korridorit të udhëtimeve të Qeverisë Britanike, përfshirë këtu Shqipërinë, duhet të vetë-izolohen për 10 ditë, pavarësisht rezultatit të testit,“-shkruhet në njoftim.

Ndërkohë që edhe Shqipëria ka vendosur masa kufizuese ndaj Britanisë së Madhe, duke pezulluar fluturimet deri më 18 janar. Masat shtrënguese u morën pak pas “boom-it” që pati mutacioni i koronavirusit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada britanike në tiranë udhetimet me angline ambasada britanike në tiranë udhetimet me angline

Sondazh

Poll