Aktualitet

Aksion në Tiranë, Policia ndëshkon me ‘dorë të hekurt’ 7 persona, kapen në flagrancët dy ‘skifterët’

8 Janar 2021, 11:38 Nga DOSJA
Aksion në Tiranë, Policia ndëshkon me ‘dorë të

TIRANË– Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion në Tiranë, duke prangosur 7 persona, të kapur për vepra të ndryshme penale. Mes të prangosurve janë edhe dy të rinjë me iniciale A. G., dhe A. L., përkatësisht 18 dhe 24 vjeç, të cilët janë kapur duke vjedhur në një qendër tregëtare. Ndërsa ka të prangosur të tjerë, të cilët janë kapur me kanabis ose duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. Sh., 29 vjeç, pasi në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. G., 18 vjeç dhe A. L., 24 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një qendër tregtare.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: P. N., 56 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; E. A., 25 vjeç dhe D. M., 55 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll