Aktualitet

Çarja e rrugës në Borsh, ARRSH thirrje shoferëve: Mos kaloni në këtë aks!

8 Janar 2021, 11:07 Nga DOSJA
Çarja e rrugës në Borsh, ARRSH thirrje shoferëve: Mos

TIRANË-Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione në lidhje me situatën që paraqitet në aksin e Qafë Llogarasë- Sarandë, aty ku për pasojë të reshjeve me intensitet të lartë janë dëmtuar pjesët e rrugës.

ARRSH në njoftimin zyrtar bën të ditur se komanitë janë në vendngjarje aty ku po bëjnë vlerësimin e situatës.

ARRSH iu bën thirrje gjithë drejtuesve të mjeteve të evitojnë kalimin në këtë aks, ndërsa njofton se specialistët ndodhen në vvendngjarje dhe po vlerësojnë situatën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Informacion për opinionin publik dhe medianNë aksin Q. Llogarasë-Sarandë, në lagjen Vonja të Borshit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit, ka ndodhur një rrëshqitje, e cila ka dëmtuar trupin e rrugës. Kompanitë e mirëmbajtjes dhe specialistët e ARRSH-së janë në vend për të vlerësuar situatën duke bërë në të njëjtën kohë edhe menaxhimin e trafikut vetëm në një kalim. Lajmërohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që të evitojnë kalimin në këtë aks, si dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda në këtë aks.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2021, 10:21

Ishin të veshur shtrenjtë. Ishin të veshur bukur. Treguan se mbanin pozicione të mira pune, por gjithçka ishte fasadë. Ata ishin mashtrues. Një çi...