Aktualitet

‘Sulmohen’ dy gazetarët Lutfi Dervishi dhe Blendi Salaj, ‘hackeri’ u vjedh Whattsapp-in, kërkojnë ndihmë dhe KUJDES:

8 Janar 2021, 11:38 Nga DOSJA

TIRANË– Një ngjarje e çuditshme u ka ndodhur sot dy prej gazetarëve më të njohur në vend. Lutfi Dervishi dhe Blendi Salaj kanë rënë “pre” e një sulmi kibernetik, pasi dikush u ka ‘hackuar’ rrjetin social në Whatt’s App. 

Të dy, në Facebook kanë njoftuar miqtë e tyre që të mos përgjigjen dhe të mos japin asnjë të dhënë personale nëse dikush u shkruan pasi nuk janë ata. Ndërkohë që presin që situata të zgjidhet, kërkojnë kujdes nga miqtë e tyre.  

POSTIMET E GAZETARËVE:

Lutfi Dervishi: Për miqtë që komunikoj në Whatsapp, ju lutem mos komunikoni me numrin tim në Whatsapp deri sot pasdite sepse është “i hackuar”!

Blendi Salaj: Kujdes! Derisa të rikuperoj Whatsappin, nuk jam unë që iu shkruaj. Dhe nëse iu kërkoj ndonjë kod mos kërkoni asgjë. Nuk jam unë!

Nuk dihet ende sesi është ndërhyrë në rrjetin e programit, i cili cilësohet si një nga më të sigurtët në botë, për ruajtjen e të dhënave personale, apo kush është “dashakeqi” që ka dashur t’u ‘prishë punë’.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi salaj lutfi dervishi problemi i gazetarve me whattsapp blendi salaj lutfi dervishi problemi i gazetarve me whattsapp

Sondazh

Poll