Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Bie në pranga ish-kandidati i LSI-së, flet Kryebashkiaku i Poliçanit: Nuk e kam kushëri, e pushova nga pu

8 Janar 2021, 11:04 Nga DOSJA
Operacioni i SPAK/ Bie në pranga ish-kandidati i LSI-së, flet

TIRANË– Gjatë operacionit antidrogë që u zhvillua ditën e sotme në Skrapar, në pranga ranë 23 persona mes tyre policë dhe punonjës së administratës. Një prej të arrestuarve është Edmond Zotkaj i cili dyshohej se është një i afërm i kryebashkiaku Adriatik Zotkaj.

Por ky i fundit shprehet në një prononcim për ‘Report Tv’ se kjo nuk është e vërtetë.  Zotkaj thotë se i arrestuari ka qenë kandidat i LSI-së për kryetar komune në vitin 2011, një person me shumë influencë në zonë mirëpo u shpreh se nuk e ka aspak person të afërt në familje.

Edmond Zotkajn nuk e kam kushëri, nuk e mohoj gjakun nëse do e kisha. Është banor i zonës, ka qenë i punësuar, por nuk e kam kushëri. 2-3 muaj më parë kur janë bërë verifikimet e para nga policia dhe e kanë thirrur në polici, unë e kam pushuar menjëherë nga puna, i kam edhe urdhrat e pushimit. Sa jam bërë me dije me këtë akuzë e kam larguar nga puna. Kam larguar edhe 3 kryepleq të tjerë në fshatrat që ka pasur sinjalizime nga policia dhe punonjës pyjorë që kanë detyrë të mbrojnë territorin, por që nuk kanë kryer detyrën. Edmond Zotkaj ka qenë kandidat i LSI-së për kryetar komunë në vitin 2011, por nuk ka fituar. E largova nga puna sapo më vunë në dijeni nga policia e Beratit që Zotkaj ishte thirrur nga policia në lidhje me kultivimin e kanabisit në Tërpan, ku ai mbulonte sektorin. Kjo ka ndodhur 2-3 muaj më parë”, tha Adriatik Zotkaj.

Operacioni antidrogë që u zhvillua ditën e sotme në Skrapar vuri pas hekurave 23 persona, mes tyre policisë dhe punonjës së administratës. SPAK bën të ditur se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal të kultivimit të kanabisit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik zotkaj operacioni antidroge ne skrapar adriatik zotkaj operacioni antidroge ne skrapar

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2021, 10:21

Ishin të veshur shtrenjtë. Ishin të veshur bukur. Treguan se mbanin pozicione të mira pune, por gjithçka ishte fasadë. Ata ishin mashtrues. Një çi...