Bota

Dua Lipa reagon ashpër ndaj protestave të dhunshme në SHBA: I quani ata siç janë, terroristë

8 Janar 2021, 11:53 Nga DOSJA
Dua Lipa reagon ashpër ndaj protestave të dhunshme në SHBA: I

SHBA-Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka reaguar ashpër ndaj protestave të dhunshme që kanë ndodhur më 6 janar në Amerikë. Me anë të një postimi në Instagram ajo i ka quajtur protestuesit terrorista.

“I quani ata siç janë: terroristë”, shkruan ajo.

Postimi i plotë: 

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka pasur reagime të ashpra dhe të shumta ndaj qeverisjes dhe politikave të Donald Trump, ndërkohë që gjatë zgjedhjeve ajo i ka bërë thirrje ndjekësve të saj për të votuar Joe Biden.

Dy ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dua lipa kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjen ne shba dua lipa kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjen ne shba

Sondazh

Poll