Aktualitet

Liroi ‘të rrezikshmin e Durrësit’ dhe Hekuran Billën/ Shtyhet seanca ndaj gjyqtares Enkeileda Hoxha, ILD-ja i jep kohë q

8 Janar 2021, 10:48 Nga DOSJA
Liroi ‘të rrezikshmin e Durrësit’ dhe Hekuran Billën/

TIRANË– Shtyhet seanca ndaj gjyqtares Enkeleda Hoxha! Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që të caktojë një tjetër datë për të ‘skanuar’ gjyqtaren, me arsyetimin se kishte më shumë nevojë për kohë që të përgatitej. 

Në seancën e sotme, prezent ka qënë edhe kreu i ILD-së, Metani për të asistuar në procesin e hetimit të saj, ndërkohë që për magjistraten është kërkuar shkarkimi nga detyra. (Shiko këtu) 

Gjyqtarja Hoxha është bërë e njohur për publikun për ‘dorën e saj’ të lëshuar në dhënien e vendimeve, duke nxjerrë nga qelitë e burgut persona që cilësohen si ‘të rrezikshëm’. Pak muaj më parë, ajo liroi nga burgu “anëtarin” e bandës së Durrësit, Endrit Doklen, duke shkaktuar bujë të madhe në vend. Ndërkohë që firma e saj është shënuar  edhe në lirimin e Hekuran Billës, i cili u vra në një atentat tek zona e Komunës së Parisit. 

Në CV-në e saj të lirimeve, Hoxha ka të shënuar edhe Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë, Arben Zylyftari, në vitin 2000, në Shkodër. Po në nëntor të 2017 Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën ‘UFO’ nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Ajo është kallëzuar disa herë për t’u hetuar, së fundmi edhe nga vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. 

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda hoxha ild seanca per enkeleda hoxha enkeleda hoxha ild seanca per enkeleda hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2021, 10:21

Ishin të veshur shtrenjtë. Ishin të veshur bukur. Treguan se mbanin pozicione të mira pune, por gjithçka ishte fasadë. Ata ishin mashtrues. Një çi...