Bota

Protestat e dhunshme në SHBA/ Identifikohen personat që hynë me dhunë në ‘Capitol’, kompanitë i pushojnë nga

8 Janar 2021, 07:57 Nga DOSJA
Protestat e dhunshme në SHBA/ Identifikohen personat që hynë me

SHBA-Pamjet e personave që kanë marrë pjesë në protestat e zhvilluar dy ditë më parë në Shtetet e Bashkuara, janë shfaqur në mediat sociale, gjw qw ka sjellw edhe identifikimin e tyre nga autoritetet. Por, sipas mediave të huaja, identifikimi i tyre ka bërë që shumë të largohen nga puna.

Navistar, një kompani e marketingut në Maryland, ka njoftuar se një punonjës është larguar nga puna pasi ishte fotografuar i veshur me distinktivin e kompanisë së tij brenda ndërtesës së Capitolit.

“Ne mbështesim të drejtën e të gjithë punonjësve për ushtrim paqësor, të ligjshëm të fjalës së lirë, çdo punonjës që demonstron sjellje të rrezikshme që rrezikon shëndetin dhe sigurinë e të tjerëve nuk do të ketë më një mundësi punësimi me Navistar Direct Marketing,”– ka thënë kompania në një njoftim zyrtar.

Paul Davis një avokat i Teksasit, po ashtu është pushuar nga kompania e tij  Goosehead Insurance, pasi në postimet në mediat sociale ai është shfaqur duke folur me pjesëmarrësit në protestë.

Më pas, kompania e tij Westlake, me bazë në Teksti shkroi në Twitter largimin e tij nga puna: “Paul Davis, Këshilltar i Përgjithshëm i Asociuar, nuk është më i punësuar nga Goosehead“.

Dy ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kolegji zgjedhor shba trazira per zgjedhjen ne shba kolegji zgjedhor shba trazira per zgjedhjen ne shba

Sondazh

Poll