Bota

“Ditët më të rrezikshme për Amerikën”/ CNN: Sjellja e Presidentit Trump ka provokuar një krizë të plotë të tij 

7 Janar 2021, 18:33 Nga DOSJA
“Ditët më të rrezikshme për Amerikën”/ CNN:

SHBA- CNN ka bërë një analiz të situatës së SHBA-së para tranzicionit të pushteit nga Trump te Biden. Në shkrimin e saj CNN deklaron se 13 ditët e mbetura të Trump në pushtet do të jenë më ditët më të vështira për popullin amerikan.

Amerika përballet me 13 ditë të rrezikshme përpara largimit të një komandanti të përgjithshëm i cili vendosi turmën në Kapitolin e SHBA në një akt kryengritje që shkatërroi një traditë më shumë se 220-vjeçare të transferimeve paqësore të pushtetit” thotë CNN

Më tej CNN shkruan se sjellja e deritanishme e Trump ka provokuar një krizë të tmerrshme në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë administratën qeverisëse të SHBA-së.

“Sjellja e Presidentit Donald Trump ka provokuar një krizë të plotë brenda bunkerit të tij në Shtëpinë e Bardhë në ditët e tij të fundit, pas një frakture me zëvendës Presidentin e tij Mike Pence, i cili refuzoi të bashkohej me përpjekjen e kotë, por shkatërruese për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve” vijon më tej shkrimi.

CNN gjithashtu është fokusuar edhe te dhuna e djeshme në Capitol. Mediumi amerikan shkruan se kjo është hera e parë që nga viti 1814 që Capitoli është “pushtuar” nga protestuesit.

Dhuna në Kapitol për herë të parë që nga viti 1814 la në hije rezultatet jashtëzakonisht të rëndësishme të zgjedhjeve të balotazhit të dyfishtë në Xhorxhia që iu dha demokratëve kontrollin e Senatit.  

Ndër të tjera CNN ka shkruar se Biden do të ketë një vështirësi të madhe në momentin që do të marrin pushtetin në dorë pasi do të gjej një komb të shkatërruar dhe të ndarë më dysh nga trazirat e Trump.

Fitoret e Raphael Warnock dhe Jon Ossoff do të transformojnë perspektivat për presidencën e Biden, e cila do të fillojë në një komb të shkatërruar, të ndarë në dysh nga trazirat e Trump dhe i konsumuar nga një pandemi vrasëse. Por përpara kësaj, ka një shqetësim në rritje në lidhje me stabilitetin e një Presidenti që ka akoma fuqinë e plotë të presidencës” shkruan CNN.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota cnn tranzicioni trump-biden cnn tranzicioni trump-biden

Sondazh

Poll