Bota

BILANCI i fundit/ Mbi 18 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Itali dhe 414 viktima

7 Janar 2021, 17:26 Nga DOSJA
BILANCI i fundit/ Mbi 18 mijë raste të reja me Covid-19 në 24

ITALI– Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 18 020 raste të reja nga 121 275 tamponë të kryer.

Shteti fqinj sot raportoi një bilanc më të lehtë krahasuar me ditën e djese ku ishin 20 331 raste të reja me COVID-19

Sa i përket fataliteteve, në harkun kohor të 24 orëve kanë ndërruar jetë 414 persona, duke e çuar në 77 291 numrin total të fataliteteve. Ditën e djeshme ishin 548 të vdekur.

Që prej fillimit të pandemisë, Italia e cila është ndër vendet më të prekura nga COVID ë Europë, ka shënuar 2,220,361 raste me koronavirus.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid ne itali bilanci i covid ne itali

Sondazh

Poll