Politike

Hidhet shorti! PD do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa PS atë me numër çift

7 Janar 2021, 18:01 Nga DOSJA
Hidhet shorti! PD do të propozojë anëtarin e shtatë të

TIRANË– Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka zhvilluar një mbledhje për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

Sipas njoftimit zyrtar, në bazë të rezultatit të një shorti, Partia Demkoratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.

Gjatë mbledhjes kaluan edhe dy projektvendime. Ai “Për  miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës  të KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV  dhe të vulës rezervë të KQV, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”; dhe “Për miratimin e modeleve dhe specifikimeve të shenjave dalluese të logjistikës zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

Njoftimi i mbledhjes.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi zhvilloi mbledhje publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjir nr. 10019, datë 2912.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij. Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz shorti ne kqz kqz shorti ne kqz

Sondazh

Poll