Politike

DETAJET/ Pas Turqisë, Rama shkon në Greqi, nesër takon privatisht Dendias, kryeministri Mistotakis i shtron darkë

7 Janar 2021, 14:44 Nga DOSJA
DETAJET/ Pas Turqisë, Rama shkon në Greqi, nesër takon privatisht

TIRANË– Pas vizitës në Turqi, kryeministri Rama do të shkojë nesër në Greqi, ku do të takohet me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.

Lajmin e kanë bërë me dije mediat greke, të cilat shkruajnë se kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të ketë një takim privat në Athinë me kryeministrin e Shqipërisë. Më pas, kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të shtrojë një darkë me Kryeministrin Rama, ku do të jetë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm.

Dosja.al zbuloi dje se socialistët janë të përgatitur që vizita e Ramës do të prodhojë një ngjarje të madhe. Zërat flasin se në fokus të bisedës do të jetë çështja e Detit, ku Turqia dhe Greqia ende nuk kanë arritur një marrëveshje, ndërsa Shqipëria ka rënë dakord që “Deti” të gjykohet në Hagë. Ende nuk mund të thuhet asgjë konkretisht, por kryeministri shqiptar edhe në të shkuarën ka qenë i gatshëm për të negociuar mes dy vendeve.

(F.g; kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rama takim e nikos dendias rama vizite ne greqi 8 janar rama takim e nikos dendias rama vizite ne greqi 8 janar

Sondazh

Poll