Politike

Në një mendje me PD-në për votimin dhe numërimin elektronik, LSI propozon Korçën dhe Fierin, BD, Tiranën

7 Janar 2021, 16:53 Nga DOSJA
Në një mendje me PD-në për votimin dhe numërimin

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dorëzuar kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për projektin pilot të numërimit elektronik të votave në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Njësoj si PD-ja, LSI kërkon që të teknologjia e re të implementohet në Fier e Korçë. 

Pasi e kanë analizuar situatën për më shumë se një javë, anëtarët e LSI-së kanë parë më të arsyeshme që projekti pilot të realizohet në këto dy qarqe. Ndërsa Bindja Demokratike ka propozuar Tiranën. PD propozoi sot Korçën e Fierin, kurse PS-ja, Korçën dhe Tiranën.

Më 29 dhjetor, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi me anë të një letre zyrtare u është drejtuar partive politike për të marrë propozime lidhur me zonat zgjedhore, ku edhe do të implementohet votimi dhe numërimi elektronik.

Letra u është dërguar 8 partive, por për implementimin e teknologjisë në 20% të zonave elektorale duhet konsensus mes palëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike implementimi i teknologjise ne zgjedhje votimi elektronik implementimi i teknologjise ne zgjedhje votimi elektronik

Sondazh

Poll