Politike

Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhje/ PS, PD, LSI dhe BD dorëzojnë kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, c

7 Janar 2021, 17:24 Nga DOSJA
Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhje/ PS, PD, LSI dhe BD

SHQIPËRI– Partitë më të mëdha në vend kanë dorëzuar sot kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për projektin pilot të numërimit elektronik të votave në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ishte Partia Demokratike, ajo që bëri me dije e para se kërkon që të teknologjia e re të implementohet në Fier e Korçë. Pasi e kanë analizuar situatën për më shumë se një javë, demokratët kanë parë më të arsyeshme që projekti pilot të realizohet në këto dy qarqe, por nuk kanë dhënë një shpjegim se përse kanë bërë këtë zgjedhje.

Në përgjigje të shkresës suaj, mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, iu bëjmë me dije se opinioni i Partisë Demokratike është që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronit të realizohet në qarqet Fier dhe Korçë,“-shkruhet në përgjigjen zyrtare.

Pas tyre, maxhoranca i është përgjigjur kërkesës zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të propzuar qarqet ku do të implementohet numërimi elektronik i votave. Në letrën zyrtare, PS ka propozuar që projekti pilot të zbatohet në Korçë (duke rënë në një mendje me PD) dhe në Tiranë. Sa i përket Tiranës, socialistët janë treguar të hapur që përzgjedhja e qendrave të votimit të bëhet nga ana e KQZ-së.

“Bazuar në kërkesën tuaj mbi propozimet nga subjektet politike për bashkitë ku mund të vihet në zbatim të projektit pilot për votimin elektronik, në subjekt politik Partia Socialiste e Shqipërisë propozojmë Bashkitë si më poshtë: Bashkia Korçë dhe Bashkia Tiranë, në disa prek njësive administrative të kësaj Bashkie, të cilat përzgjidhen  sipas vlerësimit tuaj si institucion,”-shkruhet në letër. 

Ndërsa LSI-ja kërkon që të teknologjia e re të implementohet në Fier e Korçë. Bindja Demokratike ka propozuar Tiranën. 

Më 29 dhjetor, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi me anë të një letre zyrtare u është drejtuar partive politike për të marrë propozime lidhur me zonat zgjedhore, ku edhe do të implementohet votimi dhe numërimi elektronik. Letra u është dërguar 8 partive, por për implementimin e teknologjisë në 20% të zonave elektorale duhet konsensus mes palëve. Tashmë pritet mbledhja e radhës e KQZ-së për të shqyrtuar propozimet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike implementimi i teknologjise ne zgjedhje votimi elektronik implementimi i teknologjise ne zgjedhje votimi elektronik

Sondazh

Poll