Politike

Përmbytjet në vend, reagon Meta: Qeveria të marrë masa urgjente! Të garantojë rezerva të mjaftueshme ushqimore

7 Janar 2021, 14:08 Nga DOSJA
Përmbytjet në vend, reagon Meta: Qeveria të marrë masa

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas paralajmërimit të IGJEUM për përmbytjet në vend. Meta shkruan i shqetësuar në ‘Facebook’ se vendi është në një kaos për shkak të përmbytjeve në vend. Kreu i shtetit i bën thirrje qeverisë që të veprojë menjëherë duke siguruar rezverva ushqimore, të mbrojë jetën e qytetarëve dhe të informojnë në mënyrë transparente dhe në kohën e duhur qytetarët që jetojnë në zonat me rrezik të lartë.

POSTIMI I ILIR METES:

Prej ditësh, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë paralajmërimin për një përkeqësim potencial të situatës hidrometeorologjike në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në ultësirën veriperëndimore, si dhe në zonat nga Shkodra në Fier.Ndërkohë, stacionet hidrologjike në Kaskadën e lumit Drin, bëjnë me dije se për shkak të intesitetit të reshjeve, priten shkarkime të mëdha nga HEC-et dhe për pasojë parashikohet të ketë përmbytje në zonën e Shkodrës.Në këto kushte, i bëj thirrje Qeverisë, ministrive përgjegjëse, prefekturave dhe bashkive në zonat me rrezikshmëri të lartë përmbytjeje, të marrin në konsideratë këto paralajmërime serioze dhe të garantojnë urgjentisht: – Informimin me transparencë dhe në kohën e duhur të popullatës, që jeton në zonat me rrezik potencial përmbytjeje, me qëllim garantimin e jetës dhe minimizimin e pasojave në prona e bagëti;– Garantimin me rezerva të mjaftueshme ushqimore për popullatën dhe blektorinë;– Vendosjen e hidrovoreve në regjim gatishmërie pune, me kapacitet të plotë; – Vënien në gatishmëri të strukturave të koordinimit, menaxhimit dhe atyre operacionale, me qëllim marrjen e të gjitha masave parandaluese për minimizimin e riskut në zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut;
 – Gatishmërinë e strukturave operacionale, grupeve të kërkim-shpëtimit, mjeteve ajrore dhe mjeteve lundruese, për garantimin në çdo kohë të operacioneve efektive, në çdo zonë, që rrezikohet nga përmbytjet; – Marrjen e masave për kalueshmërinë normale në të gjitha akset rrugore, veçanërisht në Veri, Verilindje dhe Juglindje, që rrezikohen të bllokohen nga reshjet e dëborës dhe rrëshqitjet e dheut apo gurëve.
Mbrojtja e shëndetit, jetës dhe pronës së çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë është një detyrim kushtetues, që duhet përmbushur me përgjegjshmëri maksimale.

IGJEUM paralajmëroi ditën e djeshme për përmbytje në disa territore të Shqipërisë. Sot qyteti i Durrësit dhe i Vlorës u zgjua me përmbytje nga shirat e dendur që ranë përgjatë natës së djeshme. Po ashtu në qarkun e Beratit kanë dalë disa probleme në akset rrugore për shkak të rrëshqitjes së dherave.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta permbytjet ne shqiperi ilir meta permbytjet ne shqiperi

Sondazh

Poll