Bota

Kreu i Senatit Amerikan: Trump nuk duhet të qëndrojë në detyrë asnjë ditë më tepër 

7 Janar 2021, 17:12 Nga DOSJA
Kreu i Senatit Amerikan: Trump nuk duhet të qëndrojë në

SHAB- Kreu i Senatit Amerikan Chuck Schumer, i ka kërkuar nënpresidetit Mike Pence që të kërkojë tranzicionin e pushtetit më parë seç është llogaritur. Mediat e huaja shkruajnë se Schumer ka thënë se nëse Trump nuk hiqet nga pushteti atëherë Kongresi do të mblidhet sërish për të fajësuar presidentin për trazirat e ndodhura një ditë më parë. Në fjalën e tij ai shtoi se Pence dhe kabineti qeverisës në detyrë duhet që të marrin masa të menjëherëshme për largimin e Trump nga pushteti.

Ky president nuk duhet të mbajë detyrën asnjë ditë më gjatë. Nëse nënkryetari dhe Kabineti nuk pranojnë të ngrihen, Kongresi duhet të mblidhet përsëri për të fajësuar presidentin,” tha ai.

Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 4 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota chuck schumer mike pence chuck schumer mike pence

Sondazh

Poll