Bota

2021 nis keq për Trump, Irani lëshon një urdhër tjetër arresti për të

7 Janar 2021, 16:58 Nga DOSJA
2021 nis keq për Trump, Irani lëshon një urdhër tjetër

IRAN- Një tjetër urdhër arresti është lëshuar për Presidentin në largim të SHBA-së Donald Trump nga Irani. Lajmin e ka bërë të ditur Dailymail, i cili shkruan se, Trump akuzohet nga Irani për vrasjen e një gjenerali dhe të nënkryetari të Organizatës Popullore iraniane

Urdhëri u lëshua ditën e enjte nga një gjykatës në gjykatën hetimore të Bagdadit e ngarkuar për të hetuar sulmin me dron të drejtuar nga Washingtoni që vrau gjeneralin Qassim Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis, janarin e kaluar në aeroport.

Mesa duket viti 2021 nuk është vit i Trump, pasi vetëm ditën e djeshme ai, edhe pse shkakëtoi një protestë shumë të madhe në SHBA për të ndaluar çertifikimin e pasardhësit të tij si President, nuk ja arriti dot. Madje për protestën e organizuar Trump mori shumë kritika nga liderët botërorë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota abu mahdi al-muhandis donald trump qassim soleimani abu mahdi al-muhandis donald trump qassim soleimani

Sondazh

Poll