Bota

Dhjetë ditë fushatë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit në Kosovë

7 Janar 2021, 16:43 Nga DOSJA
Dhjetë ditë fushatë për zgjedhjet e jashtëzakonshme

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, partitë politike do të kenë dhjetë ditë në dispozicion për të bërë fushatë.

Në mbledhjen e mbajtur sot, KQZ-ja vendosi që fushata për zgjedhjet të nisë më 3 shkurt dhe të përfundojë më 12 shkurt, 2021.

Po ashtu, në këtë mbledhje u vendos që aplikimi i subjekteve dhe kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme, të nisë më 8 janar dhe të përfundojë më 16 janar.

Ndërkaq, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotime do të mbahet më 1 shkurt.

Të mërkurën, pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani shpalli zgjedhjet e parakohshme për 14 shkurt. Osmani, po ashtu, përmes një dekreti shpërndau edhe Kuvendin e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese më 21 dhjetor tha se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, për shkak se nuk kishte pasur votat e nevojshme – prej 61 – sa kërkohen për t’u zgjedhur një qeveri. Kjo pasi, për këtë qeveri kishte votuar Etem Arifi, vota e të cilit u shpall e pavlefshme sepse ndaj tij kishte një aktgjykim të formës së prerë për dënim prej më shumë se një viti burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Marrë nga: REL

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet e parakoheshme ne kosove zgjedhjet e parakoheshme ne kosove

Sondazh

Poll